Qëndrim Zyba gati të bëjë hapin e madh në karrierë, pritet transferimi i tij në Poloni

Qëndrim Zyba do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar me klubin e madh nga Polonia, Legia Varshavën.

Kjo lëvizje vije pasi klubi nga kryeqyteti polak kishte vëzhguar për një kohë mesfushorin e Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Sipas mediumit nga Polonia “TVPSport”, nën-kampionët e këtij vendin patën mundësi ta vëzhgonin Zybën në Turqi, atje ku kryen përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit – siç bëri edhe Ballkani.

Raportohet se tashmë është arritur një marrëveshje mes klubeve dhe 22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Legia në ditët në vijim.

Zyba është pjesë e Ballkanit nga viti 2022, kur kishte kaluar nga Prishtina.

Ai numëron edhe katër paraqitje me Kombëtaren e Kosovës. /Gazeta Olle/

Rijeka mposht Hajdukun me golin e Lindon Selahit

Fitore e lehtë e Pejës ndaj Istogut