Qëndrim Sejdiu i thotë ‘jo’ Gjilanit

Qëndrim Sejdiu nuk ka arritur marrëveshje me Gjilanin edhe pse kishin për disa ditë bisedime intenzive.

“Isha në bisedime me Gjilanin, por nuk arritëm të merremi vesh për kushtet finaciare dhe për këtë vendosa të mos nënshkruaj me këtë skuadër”, tha Qëndrim Sejdiu për Gazetaolle.com.

Sejdiu që më parë ishte pjesë e Drenicës, thotë se do të pres një ofertë serioze për të nënshkruar. Sipas tij disa skuadra janë të interesuara, por ende nuk ka diçka konkrete.