Qëndrim Ismjali nuk di të shënoj gola të thjeshtë, pas Dritës, bombardon portën e Prishtinës (Video)

Qëndrim Ismjali është duke bërë paraqitje impresive me Gjilanin, duke kontribuar maksimalisht në skuadrën e Mezanit.

Mbrojtësi i krahut të majtë, sot ishte nga lojtarët më të mirë në ndeshjen Prishtina 1-3 Gjilani, duke shënuar një nga golat më të bukur në kampionat, shkruan Gazeta OLLE.

Ismajli një gol të ngjashëm e kishte shënuar dhe ndaj Dritës në derbin e qytetit, dhe ishte pikërisht goli i tij, i cili i sjell Gjilanit epërsinë atëherë kur i duhet më së shumti.

Me këtë formë të lartë, ‘Skifterët’ janë me fat që në rradhët e tyre kanë një futbollist si Ismajli.

Egbo: Në futboll nëse nuk shënon e pëson, kjo i ndodhi sot Prishtinës

Reagon Vllaznia e Pozheranit: Akuzat janë të pabazuara dhe se nuk kanë asnjë argument dhe fakte