Qëndrim Ismajli, lojtari i cili po shkëlqen në edicionin 2023/24

Qëndrim Ismajli është një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës.

24 vjeçari i cili është produkt i akademisë së Gjilanit, ka luajtur edhe për Dardanën, Flamurtarin në të kaluarën, shkruan Gazeta OLLE.

Por shkëlqimi i tij erdhi pikërisht kur Gjilani kishte më së shumti nevoj për shërbimet e tij, ku në këtë edicion ka qenë një nga më të mirët te kuqebardhët.

Ismajli në xhiron e 26-të, në derbin mes Dritës dhe Gjilanit ishte realizues te goli i dytë, madje duke realizuar një gol mjaftë të bukur nga distanca.

Për mbrojtësin e majtë goli në derbi ishte i dyti në kampionat, krahas një asistimi tjetër në 22 ndeshje.

Ish-mbrojtësi i Dritë, Hajdin Salihu pjesë e formacionit të javës në Ukrainë

Kombëtarja e Kosovës filloi përgatitjet me përzgjedhësin e ri Franco Foda