Qendrim Gashi mbetet futbollist i lirë, ka dy oferta në tavolinë

Sulmuesi kosovar, Qendrim Gashi tashmë është futbollist i lirë.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Lirisë në edicionin e kaluar.

Megjithatë, tashmë ai nuk ka kontratë me skuadrën nga Prizreni dhe nuk është kontaktuar akoma nga klubi për ta vazhduar bashkëpunimin.

GazetaBlic Sport mëson se ai ka dy oferta nga Liga e Parë e Kosovës dhe së shpejti pritet të vendosë për të ardhmen e tij.

Mbetet të shihet se cila do të jetë “aventura” e tij e re në futbollin kosovar.

Zyrtare: Arbëria prezanton transferin e ri, ‘ekspertin’ e Ligës së Parë

Programi FIBA Time Out 2.0 i ndihmon Rugovës të kryesojë me sukses organizimin e Kampit Nacional të FBK-së