Qemail Elshani largimi i radhës nga Drenica, pritet të kthehet te klubi ku e nisi karrierën

Futbollisti Qemal Elshani ka konfirmuar largimin nga KF Drenica.

Ai këtë e bëri të ditur në Facebook, më anë të një postimi, duke falënderuar klubin.

“Me anë të këtij postimi dua t’iu njoftoj që më nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik FC Drenica, dhe ditëve në vazhdim do t’iu njoftoj për skuadrën time të re”.

“Falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto tre vitet e fundit tek FC Drenica, falënderim edhe për tifozërin Shqiponjat e zeza dhe gjithë njerëzit pasionant e dashamir të FC Drenicës”.

Qemail Elshani: Drenicës i'a kam borxh një finale | inFokus

Gjatë ditës nga kjo skuadër u largua edhe portieri Arion Ymeri.

Elshani me gjasë do të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Feronikeli. /Gazeta Olle/

Ceferin kundër formatit të Euro 2020: Nuk ishte vendim i duhur

Igli Tare tregon pse Lazio zgjodhi Maurizio Sarrin