Qe sa muaj Ronaldo nuk e ka kaluar asnjë mbrojtës?

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi thotë se kanë kaluar disa muaj prej kur se Kristiano Ronaldo ka ‘mposhtur’ një mbrojtës. Sulmuesi portugez shënoi në dy gjysmë-finalet e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, mirëpo ai nuk ishte i aftë që ta kualifikonte ekipin e tij në finalen e Berlinit.

Ndërsa, Sacchi thotë se Ronaldo është larg formës së tij më të mirë kohëve të fundit, edhe pse lojtari ka shënuar 55 gola këtë sezon, shkruan GolAlb.

”Kanë kaluar disa muaj prej kohës kur Ronaldo ka kaluar një mbrojtës. Ai shënon sepse ka shpirt luftarak. Mirëpo, ai nuk është në formën e tij më të mirë”, tha Sacchi për Mediaset.