Që sa muaj nuk ka shënuar nga gjuajtja e lirë Cristiano Ronaldo?

Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë që prej prillit të vitit 2014, kur i realizonte Bayernit të Munichut. Ky është fakti i pabesueshëm që vjen nga mediet angleze, që bëjnë të ditur që Ronaldo nuk ka arritur që ta gjejë rrjetën kundërshtare në 51 goditjet e fundit të dënimit.

Një gjë e tillë mund të bëjë që tash e tutje gjuajtjet e lira te Reali t’i marrë Gareth Bale, i cili këtë edicion është treguar më i suksesshëm në këtë aspekt. /Gazeta Olle