Qazim Laçi realizon gol spektakolar në fitoren e thellë të Sparta Pragës (Video)

Qazim Laçi kaloi gjatë merkatos së janarit nga francezët e Ajaccios te çekët e Spartës së Pragës, skuadër me të cilën u shpall kampion.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, u aktivizua në pjesën e dytë në suksesin 5-2 që Sparta arriti sot përballë Pardubices.

Ishte minuta e 57’ kur Laçi dhuroi asistin e golit që dërgoi rezultatin përkohësisht në 5-0 për vendasit.

Vertikalizim i bukur i 27-vjeçarit dibran dhe finalizim i sulmuesit Veljko Birmancevic.

Sparta e Pragës kryeson kampionatin çek me 9 pikë të plota në tri ndeshjet e para të sezonit të ri.

Laçi është aktivizuar si titullar në sfidën e dytë, ndërkohë që ka ardhur nga stoli në javën e parë dhe sot kundër Pardubices.

Mesfushori numëron 21 ndeshje dhe një gol me kombëtaren kuqezi, duke qenë pjesë e rregullt e grumbullimeve me Shqipërinë në vitet e fundit.

Laçi u grumbullua nga braziliani Sylvinho në tri sfidat e parë të eliminatoreve të Euro 2024. Teksa është gati të rikthehet në Kombëtare për dy “finalet” e shtatorit.

Kundër Çekisë në Pragë (7 shtator) dhe përballë Polonisë tri ditë më vonë në “Air Albania” (10 shtator). Duele që fillojnë prej orës 20:45.

“Bashkohuni me ne”, TKZ përgatitet për “finalen” me Poloninë

Pësoi gol nga mesi i fushës, Onana deklarohet rreth gabimit trashanik