Qau nga emocionet

Futbollisti kosovar, Leonit Abazi, ishte një ndër lojtarët më të dalluar në ndeshjen e zhivlluar ndërmjet Skëndërbeut dhe Kukësit. Këmbëshpejti gjilanas, arriti që në këtë takim të realizoi edhe një gol mjaftë të bukur në barazimin 1:1. Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, Abazi thotë se pas ndeshjës lotët i rrjedhën nga emocionet e forta që kishte.

 

“Pas ndeshjes nuk kam arritur të përmbahem nga emocionet dhe ata ishin lot emocionues pas një ndeshje jashtëzakonisht të madhe që kemi bërë pasi kemi vërtetë ekip shumë të mirë.”, u shpreh Abazi për ‘Gazetën Olle’.

 

 

Ndryshe Leoniti thotë se golat në kësi lloj ndeshje janë motivim shtesë duke shpersuar të vazhdoj me këtë ritëm. “Vërtetë është shumë mirë të shënohen gola kësi lloj gola në kësi ndeshje të rëndësishme që kanë vlerë të madhe. Shpresoj të vazhdoj kështu ka 7 ndeshje rradhazi që kam qenë në formacionin bazë”, theksoi Abazi.

Në lidhje me penalltinë ai thotë se nuk e di rastin e Yll Hoxhës. “Nuk e di rastin e Yllit, po çdo lojtarë të jetë në atë rast do të simulonte ashtu”, përfundoi Abazi.