Qasje pozitive dhe vullnet maksimal, skuadra e Dukagjinit e gatshme për finalen e madhe

Pas një rrugëtimi të gjatë, erdhi koha për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku takohen Dukagjini me Llapin.

Skuadra nga Klina është stërvitur sot, në prag të finales së madhe, ku është vërejtur qasje pozitive dhe vullnet nga futbollistët dhe stafi, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja zhvillohet më 12 maj (nesër), në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi Istogun, ndërsa Llapi fitoi me dy takime ndaj Prishtinës.

/Gazeta Olle/