Jakup Berisha nuk është më pjesë e Feronikelit ’74 pasi ai ka zyrtarizuar largimin nga kjo skuadër.
Pas një sezoni fantastik, Berisha është larguar nga skuadra nga Drenasi.
Gazeta Olle ditë më parë ka njoftuar se Berisha ka arritur marrëveshje me FC Suharekën dhe pritet të zyrtarizohet te kjo skuadër.
Postimi i plotë nga Jakup Berisha:
Përshendetje të gjithve, ju njoftoj që nuk jam më pjes e FC Feronikeli 74.
Gjatë kohes sa isha pjese e klubit, me ndergjegjen time u mundova gjithmon që të jap maksimumin nga vetja ime, andaj dua ti faleminderoj presidentin, drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe të gjith lojtarët, edhe sot e përgjithmonë klubit i urojë shumë sukese në të ardhmen.
Me respekt, Jakup Berisha. /Gazeta Olle/