Puthi në buzë Ibrën teksa ishte duke fjetur, ish-futbollisti i njohur zbulon pasojat

Ish-mesfushori i Interit, Andi Van der Mejde, ka zbuluar një histori tepër pikante si ai një herë mori një shuplakë nga Zlatan Ibrahimovic për puthjen në buzë që ia kishte bërë suedezi derisa ishte në gjumë, teksa ishin duke udhëtuar me autobuzin e skuadrës.

Bëhet fjalë për shumë vite më parë, kur Van der Mejde dhe Ibra ishin pjesë e Ajaksit gjatë sezonit (2001-2003). Në një prononcim special për VTBL, ish-mesfushori holandez u shpreh:

“Kur ishim te Ajaks, unë gjithmonë ulesha pranë Zllatanit në autobus. Një herë kur ai ishte duke fjetur, unë pata prirje homoseksuale dhe e putha në buzë. Disa sekonda më vonë mora njady shuplaka”.

Ibrahimovic dhe Van der Mejde ishin te Ajaksi nga viti 2001 deri në 2003 para se ky i fundit të bashkohej me Interin.

Holandezi më pas u transferua te Everton ku jeta e tij doli jashtë kontrollit përmes një cikli vicioz të problemeve personale dhe alkoolit. Në vitin 2009, Van der Mejde, dikur një nga lojtarët më premtues të brezit të tij, gjithashtu fillo të merrte drogë./Panoramasport.al/

Tronditet futbolli, dyshohet për vetëvrasje

12-shja e Kosovës në konkurrencën e femrave që do të debutojë në Qipro