Pushuan, por do të kthehen (FOTO)

Kosovës i munguan pesë lojtarë mjaftë cilësor në pranverën fubollsitike që lamë pas.

Këta futbollistë edhe pse kishin oferta të ndryshme nuk i’u plotësuan kushtet që ata dëshironin dhe për këtë arsyje nuk luajtën në asnjë skuadër.

Isuf Llumnica – dikur lojtari më i mirë në Kosovës edhe pse kishte disa oferta, ndërsa arriti edhe marrëveshje me Trepçën ’89 ai nuk u rikthye. Lluminca mund të kthehet në këtë kampionat në një skuadër të Superligës pasi që ende është i ri për t’u pensionuar.

Cufa

Genc Sermaxhaj – Eksperti i gjuajtjve të lira edhe pse kishte bisedime me Gjilanin, Dritën dhe Ferizajn nuk arriti të gjej gjuhën e përbashkët. Ai pritet të kthehet këtë vit në një skuadër.

Sermaxhaj

Taulant Dajaku – Lojtari më i mirë drenicas ishte ndarë me Drenicën për arsyje personale, ndërsa në pranverë u morë vesh me Prishtinën, ku e regjistruan edhe në FFK. Mosplotësimi i kushteve bëri që Dajaku të mos bashkohet me Prishtinën dhe të pushojë gjashtë muaj.

dajaku

Egzon Shabani – njëri ndër mesfushorët më kualitativë në Kosovë, pas gjashtë muajve katastrofale me Llamkos Kosovën, ku nuk u pagua pothuajse kurrë, u ftohë paksa nga futbolli. Ai nuk luajti as në pranverë, ndërsa pritet të kthehet këtë vit.

shabani 2

Valon Kasapi- njëri ndër mbrojtësit më të mirë gjakovarë ndër vite nuk kishte luajtur në pranverë. Ai luajti vetëm një ndeshje me Vëllaznimin kur u largua Genc Hoxha për bojkot. Kasapi pritet të kthehet pasi as ky nuk e ka lajmëruar pensionimin. (Gazetaolle)

vellaznimii