Suharekasit janë shumë aktiv në tregun e transferimeve, teksa tani kanë siguruar shërbimet edhe të një futbollisti me përvojë të madhe.
Bëhet fjalë për Rustem Hoxhën, për të cilin “Xhebrailat” kishin shprehur interesim, teksa “Zeri.info” kishte raportuar ekskluzivisht më 26 korrik.
Tani, “Zeri.info” nga burime të sigurta mëson se marrëveshja është arritur dhe se Hoxha nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Bekim Isufi.
Rustem Hoxha në sezonin e fundit ishte pjesë e Teutës, skuadër e cila u shpall kampione në Shqipëri.
Hoxha është 30-vjeçar dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Më herët, ai ka luajtur edhe te Luftëtari e Kukësi.