Publikohet orari zyrtar i ndeshjeve kualifikuese të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë që nga 10 janari ndeshjet kualifikuese për evropianin e radhës.

Kundërshtar të Kosovës do të jenë Italia, Rumania dhe Gjeorgjia, përcjellë Gazeta Olle.

Këto ndeshje do të zhvillohen në Itali, kurse Kosova po vazhdon me përgatitje.

Më poshtë njoftimi nga FHK, lidhur me orarin zyrtar të ndeshjeve:

Të bashkuar drejt sfidave të reja, në vitin e ri që përfundimisht do të jetë i yni. Me synim të qartë – për t’i kaluar ato me sukses maksimal. Të gjithë për një, një për të gjithë. Të gjithë për KOSOVËN tonë.

Italia – Kosova (10 janar, 20:00)
Kosova – Rumania (11 janar, 18:00)
Kosova – Gjeorgjia (12 janar, 16:00)
Ndeshjet kualifikuese për Botëror luhen në Benevento të Italisë./Gazeta Olle