Publikohet orari i xhiros së parë në Premier League, në edicionin 2022/23

Premier League sot do të publikoi të gjitha takimet e klubeve në sezonin 2022/23, shkruan Gazeta OLLE.

Ndeshjet e para që do të zhvillohen në elitën e futbollit anglez, janë:
Crystal Palace v Arsenal
Bournemouth v Aston Villa
Everton v Chelsea
Fulham v Liverpool
Leeds v Wolves
Leicester v Brentford
Newcastle v Nottingham Forest
Spurs v Southampton
Man Utd v Brighton
West Ham v Man City
Kampionati elitar anglez, pritet të filloi me 5 Gusht 2022, me ndeshjen Crystal Palace – Arsenal, që do ta bëjnë hapjen e sezonit 2022/23 në ishull.
Kampionët e Manchester Cityt e fillojnë mbrojtien e titullit në udhëtim te çekanët në London Stadium, aty ku do të kenë punë me West Ham United.
Liverpool do të udhëtoj në Londër, ku do të takohet me Fulham të cilët janë ngritur përsëri në Premier Ligë pas një viti qëndrim në Ligën e Parë.
Chelsea e fillon me udhëtim të vështirë në Liverpool. aty ku do të takohet me Everton, ndërsa Manchester United e fillon kampanjën 22/23 në shtëpi ndaj Brighton.
/Gazeta OLLE/

Prishtina shumë afër transferimit të futbollistit mitrovicas

Kapiteni i Ulpianës, i ka dhënë fund aventurës së tij në Sami Kelemendi