Publikohet lista e Kosovës U20

Të hënën më 27 qershor grumbullohet Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll.

Kjo Kombëtare muajin tjetër do të garoi në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.

Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ndërsa ndërkohë do të vendosë për ekipin final.

Grumbullimi mbahet në Gjakovë, ndërsa për fillim të korrikut planifikohen edhe dy ndeshje përgatitore.

Grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 12.00 në Hotel Apoloni.

Kombëtarja U20 do të ushtrojë nga dy herë në ditë.
Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën. Evropiani U20 është prej 16 deri më 24 korrik.

Shumica e lojtarëve të ftuar janë të klubeve të vendit.

Lista e lojtarëve:

nr. Emri Mbiemri Klubi
1 Menot Pozhegu KH Vëllaznimi
2 Amir Fazliu KH Vushtrria
3 Ermir Smaka KH Trepça
4 Ermir Januzi KH Trepça
6 Ardin Berisha BSV Bern (SUI)
7 Altin Cacaj KH Besa Famgas
8 Jon Vokshi KH Besa Famgas
9 Gent Bajrami KH Deçani
12 Eris Brahushi KH Vëllaznimi
14 Egzon Vuçitërna KH Rahoveci
15 Erdon Jahiu KH Prishtina
16 Emre Karabeg KH Prishtina
17 Altin Mani KH Llapi
19 Agon Bytyçi KH Kastrioti
20 Ajdin Gashi RK Bosna Tesanja Seniori (BIH)
21 Olsi Mulaj KH Besa Famgas
22 Granit Kadiri KH Rahoveci
24 Arjanit Hyseni KH Vushtrria
25 Amar Muqolli KH Besa Famgas
26 Hekuran Ramadani KH Prishtina
27 Oltion Rrecaj TV Langgasse Bern (SUI)

Përfundon me këtë rezultat miqësorja Llapi – Gjilani

Transferimi i ri i bashkohet ekipit të Ballkanit në Ohër