Publikohet lista e hendbollistëve të Kosovës për Euro 2026

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e hendbollistëve për ndeshjet me Britaninë e Madhe që i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Ndeshjet me Britaninë e Madhe do të luhen më 10 janar në orën 20:30 në Prishtinë, dhe më 13 janar në udhëtim, në orën 14:00.

Përfaqësuesja më e mirë në këto dy ndeshje avancon në kualifikimet e rregullta për Evropianin e vitit 2026.

Në listën e përzgjedhësit Qerimi janë 19 hendbollistë, ndërsa janë kthyer Bujar Ramosaj, Festim Mustafa e Atdhe Basholli.

Për këto dy ballafaqime, Kosova do të jetë pa shumë hendbollistë të rëndësishëm.

Shkaku i lëndimeve mungojnë Egzon Gjuka, Lulzim Shabani e Shaban Zogaj, kurse Drilon e Drenit Tahirukaj, nuk i janë përgjigjur ftesës së përzgjedhësit Qerimi, ka shkruar të shtunën Federata e Hendbollit e Kosovës.

Kosova do të grumbullohet më 3 janar në Prishtinë.

Image

Mjafton goli i Rabiot, Juventusi mposht Romën në derbi

Zhduket Karim Benzema, mbyll Instagramin dhe largohet nga Arabia Saudite