Publikohet lista e hendbollistëve që marrin pjesë në kamp

Të shtunën prej orës 11:00 në Gjakovë grumbullohen hendbollistët e rinj që marrin pjesë në kampin e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Për një javë hendbollistët e grupmoshës U16 do të ushtrojnë dhe do të marrin informata të bollshme lidhur me sportin tonë të bukur.

Në këtë listë janë edhe katër lojtarë që janë thirrur në tubimin e Kombëtares U20, Olsi Mulaj, Amar Muqolli e Granit Kadiri . Me hendbollistët e rinj do të punojnë trajnerët Drilon Tahirukaj e Fatmir Ademaj. Koordinator i kampit është Benon Brahushi.

Në kamp janë ftuar hendbollistë të klubeve si Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Rahoveci, Deçani, Vëllaznimi, Llapi, Istogu, Vushtrria, Dukagjini, Prizreni dhe një lojtar që bën karrierë jashtë vendit.

Grumbullimi bëhet në konviktin “Sadik Stavileci”.

UEFA ia beson gjyqtarit kosovar ndeshjen e Conference League

Inter Turku – Drita: Ky televizion shqiptar do të transmetoj ndeshjen e Ligës së Konferencës