Publikohet 12-shja e Kosovës për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik ka përzgjedhur 12 basketbollistët për ndeshjen me Norvegjinë, kurse ndaj Danimarkës, ekipit do t’i bashkohet edhe Mikaile Tmusiq.

 

Kosova do të përballet me Norvegjinë në udhëtim më 25 Nëntor, kurse më 28 Nëntor, zhvillohet përballja ndaj Danimarkës në Prishtinë.

Të dy këto ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të stërviten në Marigona Rezidencë, ndërsa më 22 Nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.

12shja e përzgjedhur

Arti Hajdari
Valon Bunjaku
Meriton Ismaili
Erjon Kastrati
Dardan Berisha
Samir Zekiqi
Drilon Hajrizi
Muhamedali Janjeva
Denis Zenelaj
Dion Sheqiri
Gëzim Morina
Fisnik Rugova

Dizajn i bukur dhe unik, Dukagjini bëhet me autobus të personalizuar

Transferimet e mëdha gjatë verës rëndojnë ekonominë e United, pagat e tyre shumë të larta