Kosova do jetë mysafire e Norvegjisë këtë të mërkurë, me fillim nga ora 19:00 në Oslo.
Pritet të jetë një atmosferë fantastike, dhe një test i vërtetë për djelmoshat e Fodas, të cilët në prag të Ligës së Kombeve, do shikojnë forcën reale që posedojmë si Kombëtare, shkruan Gazeta OLLE.
Selektori i dardanëve, Franco Foda i ka besuar këtyre futbollistëve për të filluar takimin, duke ju besuar kryesisht lojtarëve me përvojë.
Lindon Emërllahu është i vetmi nga Superliga e Kosovës i cili e nis ndeshjen nga minuta e parë.