Publikohen statistikat e sezonit për Mirlind Dakun

Në emisionin “Analizë Kuqezi” në SuperSport u publikuan statistikat për Mirlind Dakun, sulmuesin e kombëtares që aktivizohet në Rusi me fanellën e Rubin Kazan.

Daku, që po kalon së fundmi një formë të shkëlqyer, ka statistika mjaft pozitive me nëntë gola të shënuar ka edhe katër asistë në llogari.

Ndër të tjera, në statistikat e Dakut mund të veçojmë faktin që sulmuesi e godet portën mesatarisht 2.65 herë për ndeshje ndërsa ia del të fitojë 37.9% të dueleve.

248 ditë pritje, rikthehet nga lëndimi talenti i madh Eridon Maloku

Statistikat e Rej Manaj me Sivasspor