Publikohen pamjet e sherrit mes trajnerit të Bodo/Glimt dhe ndihmësit të Mourinhos

UEFA ka vendosur të pezullojë si trajnerin e Bodo/Glimt, Knutsen, ashtu edhe ndihmësin e Mourinhos, Nuno Santos, të cilën u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin në tunelin drejt dhomave të zhveshjes, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së kaluar në Norvegji.

Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për sulmin, megjithatë UEFA ka nisur të analizojë të gjithë pamjet filmike dhe dëshmitë e delegatëve, për të gjetur cili ka qenë nismëtari i sherrit, që pritet të përballet me një dënim edhe më të ashpër.

Së fundi mediat e huaja kanë arritur të gjejnë një video të filmuar nga jashtë derës prej xhami, në hyrje të tunelit, ku duket që Knutsen dhe Nuno Santos goditen me njëri-tjetrin, por nuk dallohet qartë se si ka nisur sherri mes tyre.

Gjithsesi vlen të theksohet se për ndeshjen e kthimit nesër në “Olimpico”, as Knutsen dhe as Nuno Santos nuk do të jenë në pankinat përkatëse, pas pezullimit nga UEFA.

Tahir Batatina zbulon taktikën “Anti Prishtinë” – lavdëron edhe Valmir Veliun

Granit Xhaka flet dhe sqaron të ardhmen e tij