PSG thërret Igli Taren

Igli Tare vazhdon të jetë i shumëkërkuar nga drejtorë të skuadrave të mëdha evropiane. Felipe Anderson është arsyeja që drejtori shqiptar është mjaft aktiv para merkatos së verës.

Sheikët e PSG-së tani kanë kërkuar takim me Igli Taren për të hapur bisedimet për blerjen e Felipe Anderson.

Vetë Al Khelaifi thuhet se po insiston hapjen e bisedave me Lazion për blerjen e Anderson. 30 milion euro është oferta zyrtare e PSG-së për Anderson.