PSG shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në finalen e Ligës së Kampionëve

Paris Saint Germain ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Ligës së Kampionëvve.

Francezët siguruan biletën e finales pas një paraqitje të mrekullueshme në gjysmëfinale ndaj Leipzigut, përcjellë “Olle”.

PSG fitoi me rezultat të pastër, 3:0.

Rezultati u zhbllokua nga Marquinhos, ndërsa më pas shënuan edhe Di Maria e Bernat.

Ekipi i Tuchel e menaxhoi shumë mirë ndeshjen deri në fund, duke e mbajtur rrjetën e paprekur.

Në finale, PSG takohet me fituesin e gjysmëfinales Bayern Munchen – Lyon.

Ndërkohë për Leipzigun, mbërritja në gjysmëfinale konsiderohet si një arritje e jashtëzakonshme. /Gazeta Olle/