PSG shënon fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Lille

Ka përfunduar ndeshja e javës së 12-të në Ligue 1, ndërmjet PSG dhe Lille.

Vendasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-1 në një takim tejet interesant, shkruan Gazeta Olle.

Fitorja e parisienëve erdhi krejt në fund të ndeshjes, me përmbysje të rezultatit.

Lille erdhi deri te goli i epërsisë në minutën e 31-të, kur Jonathan David shënoi për 1-0 pas asistimit të bukur të Yilmaz.

PSG pas pjesës së parë mbeti edhe pa Leo Messin, i cili u largua për shkak të një dëmtimi.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të, kur Angel Di Maria asitoi te Marquinhos i cili shënoi nga afër për 1-1.

Kur loja shkonte drejt fundit, PSG shtoi presionin drejt portës së Lille dhe kjo iu shpërblye.

Një kombinim i mirë mes Neymar dhe Di Maria në minutën e 88-të u kthye në gol, me argjentinasin që gjeti cepin e majtë të portierit mysafir për 2-1.

PSG mbetet lider me 31 pikë, duke krijuar epërsi prej 10 pikësh me ndjekësin e parë Lens.

/Gazeta Olle/

Kjo është arsyeja e zëvendësimit të Messit pas vetëm 45 minutave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nis stërvitjet, atmosferë shumë e mirë para ndeshjes me Turqinë