PSG po përgatitë kontratë të re, Mbappe mund të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit

Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Parisi.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe vazhdon t’i refuzojë ofertat nga PSG për vazhdimin e saj.

22-vjeçari është i lidhur me një kalim në Real Madrid, ku klubi spanjoll kishte bërë një ofertë prej 180 milionë eurove në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ofertë që u refuzua nga parisienët.

Gjiganti francez vazhdon të besoj se mund ta ndalin Mbappen në ‘Parc de Princes’, duke përgatitur një pagë rekorde që i është dhënë ndonjëherë ndonjë futbollisti.

Mediat në Francë kanë raportuar se Mbappe deri më tani ka refuzuar gjashtë propozime për vazhdimin e kontratës nga PSG.

Oferta e fundit ka qenë një pagë e pabesueshme prej 80 milionë eurove bruto në sezon, ofertë që është refuzuar nga Mbappe.

Por drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk janë dorëzuar dhe po planifikojnë t’i bëjnë një tjetër ofertë Mbappes.

Te PSG janë të bindur se francezi do të bindet dhe po mendohet një ofertë edhe më e lartë vetëm e vetëm që ta ndalin yllin e tyre në Parc de Princes.

Gjithnjë sipas mediave të ndryshme në Francë, nëse Mbappe do të vazhdoj kontratën me PSG-në do të bëhet lojtari me pagën më të madhe në histori të futbollit.

Katër super sfida në Ligën e Parë, dy zhvillohen në Grupin A dhe dy të tjera në Grupin B

Ardit Tahiri flet për golin ndaj Malishevës dhe tregon se kujt ia dedikon