PSG pa Cavanin në Kupë

Edinson Cavani nuk është ftuar për ndeshjen e sotme të Paris Saint-Germain kundër Saint-Etienne në gjysmëfinale të Kupës së Francës, duke shtuar spekulimet se do të largohet në fund të sezonit.

Edinson Cavani dhe Paris Saint-Germain janë duke shkuar drejt ndarjes.

Sulmuesi uruguaian nuk është ftuar për ndeshjen e sotme kundër Saint-Etienne në gjysmëfinale të Kupës së Francës, duke shtuar spekulimet se do të largohet në fund të sezonit.

Sipas mediave franceze, Cavani nuk do të jetë anëtar i PSG-s në edicionin e ardhshëm.

Kurse, e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë ku kërkohet nga Manchester United, Liverpool e Arsenal.