PSG, ofertë 125 milionë euro për Ronaldon!

 Cristiano Ronaldo – Real Madrid. Ky kombinim duket i pandashëm, por ndarjen mund ta bëjë PSG, e cila mund të marrë shërbimet e portugezit para se t’i skadojë kontrata në qershorin e vitit 2017.

Sipas gazetës Marca, të afërt me Real Madridin, pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, do të dorëzojë në pjatën e ‘Mbretërve’, ofertën prej 125 milionë eurosh.

Kjo shumë mund t’ia mbush mendjen si Realit ashtu edhe Ronaldos.

Mbetet të shihet se sa do të ketë forcë Florentino Perez të kthejë përgjigje negative. (Gazeta Olle)