PSG në epërsi pas 45 minutave falë golit nga Kylian Mbappe (Video)

Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG-së po del të jetë shumë interesante, me raste dhe aksione të bukura nga dyja palët.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe në minutën e 13-të, por goditja e tij u ndal nga Thibaut Courtois.

Pas rij rrezikoi Karim Benzema në minutën e 25-të, por Gio Donnarrumma bën një pritje të madhe.

Në minutën e 34-të Mbappe shënoi, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas disa rasteve të humbura nga Kylian Mbappe, francezi ishte i saktë në minutën e 39-të.

Ai mori një top nga Neymar jashtë zone dhe me tu futur brenda gjuan bukur për të shënuar për 1-0.

Edhe pas golit PSG kishte dy raste, por që nuk u kthyen në gol.

Biznesmeni ganez publikon ofertën zyrtare që i ka dërguar Abramovichit për blerjen e Chelsea (Foto)

Rikthimi fantastik i Murtezit në Superligë, nuk gaboi në asnjë moment në ndeshjen Ulpiana – Dukagjini