Paris Saint Germain ka realizuar një fitore të madhe në “Old Trafford”, ndaj Manchester Unitedit, në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Francezët fituan me shifrat 3:1, duke bërë që ekipet e kualifikuara të vendosen vetëm në ndeshjet e fundit, përcjellë “Olle”.
Golat në fitoren e PSG i realizuan Neymar (2) dhe Marquinhos, derisa barazimin e përkohshëm e vendosi Rashford.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Leipzig ka mundur Bashakshehirin 4:3 në Turqi, duke arritur në kuotën e 9 pikëve, ashtu si PSG dhe Manchester United.
Në ndeshjet tjera, sa iu përket ekipeve të mëdha, Barcelona, Juventus dhe Chelsea fituan pastër.
Dueli interesant Dortmund-Lazio u mbyll 1:1, që do të thotë se dy ekipet do kërkojnë kualifikimin në xhiron e fundit.
Më poshtë rezultatet e plota dhe grupet. /Gazeta Olle/