PSG me ofertë drithëruese për Di Marian

Fakti që Angel Di Maria do të largohet nga Manchester United duket i sigurt, por sipas informacioneve që kanë ardhur sot nga Anglia, ngadalë po zbulohet edhe klubi i ri i tij.

Sipas “Daily Mirror”, Paris Saint-Germain është duke e përgatitur një ofertë drithëruese prej 59.7 milionë funtesh të cilën do ta dërgojë në “Old Trafford” në afatin kalimtar të qershorit.

Mbetet të shihet nëse United do ta pranojë apo jo atë, por me formën që po kalon Di Maria, shitja ndoshta do të ishte opsioni më i mirë. /Gazeta Olle