PSG i kthehet Januzajt

Një tjetër klub i madh i rikthehet Adnan Januzajt. Sipas mediave franceze, PSG do të bëjë sërish ofertë në drejtim të Manchester Unitedit, për të marrë shërbimet e talentit kosovar.

“Përderisa trajneri holandez nuk po e aktivizon Januzajn, Evertoni dhe PSG vazhdojnë të jenë shumë të interesuara për të”, shkruan ‘le10sport.com’.

Mediat angleze një ditë më herët bënë me dije se Evertoni po ashtu po këmbëngul për 20-vjeçarin nga Istogu. (Gazeta Olle)