PSG fiton garën për Hakim Ziyech

Hakim Ziyech do të jetë lojtari më i ri i PSG.

Ai ndodhet në Paris, ku mbërriti mbrëmjen e të hënës për të finalizuar detajet e transferimit të tij te parizienët, të cilat ende nuk janë bërë publike.

29-vjeçari ishtë në qendër të merkatos, pasi për të kishte interes nga Roma dhe Milan dhe në fund vendosi të largohej nga Chelsea, por jo në Itali.

Transferimi i tij te PSG ishte vërtet surprizë, pasi parizienët punuan në heshtje dhe brenda pak ditësh ia dolën për të bindur marokenin.

Kjo lëvizje u thjeshtua akoma edhe më shumë pasi Chelsea kishte nevojë të largonte disa lojtarë për të rregulluar organikën dhe financat pas merkatos së “shfrenuar” në muajin janar.

Lirim Kastrati flet për supergolin e shënuar në fundjavë (Video)

Katër lojtarë të vdekur dhe 29 të lënduar, teksa autobusi që transportonte ekipin e futbollit ra nga ura