PSG – Alves, sqarohet gjithçka

Trajneri i PSG-s, Laurent Blanc ka thënë se skuadra e tij nuk ka bërë ndonjë ofertë për lojtarin brazilian te Barcelonës, Daniel Alvesin.

“Ne nuk kemi bërë ndonjë ofertë zyrtare për Alvesin. Ai është lojtar i Barcelonës dhe tani nuk është momenti më i mirë për të kontaktuar me të”, tha Blanc. “Ai është lojtar i Barcelonës, ndërsa ne ende nuk jemi në tregun e transferimeve pasi ai ende nuk ka filluar. Ai është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë”, përfundoi Laurent Blanc.