Pse Vëllaznimi s’i ka kryer ende testet mjekësore?

Futbollistët e Vëllaznimit nuk i kanë kryer ende testet mjekësore, të cilat janë të obligueshme para fillimit të sezonit e pa të cilat ky ekip s’mund të marrë pjesë në gara. Edhe këtë obligim, futbollistët s’duan ta kryejnë pa u mbushur mirë xhirollogaria e tyre bankare, pasi kryesia e klubit ua ka katër rroga borxh.

“Ne nuk e kemi kryer as shikimin mjekësor dhe nuk do të pranojmë ta bëjmë një gjë të tillë derisa të na kryhen obligimet. Jemi të vendosur kategorikisht të mos i ndryshojmë qëndrimet tona”, thotë i vendosur trajneri Genc Hoxha për Zërin, duke i bërë thirrje kryesisë së klubit që t’i zgjidhë këto probleme.