Pse po vonohet zyrtarizmi i Vedat Muriqit te Mallorca?

Kalimi i Vedat Muriqit te Mallorca dukej punë e kryer, pasi lojtari tashmë ka krye edhe testet mjekësore në klubin spanjoll.

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë në mbylljen e afatit kalimtar, Mallorca dhe Lazio ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëveshjen.

Sipas mediumit Futbol des de Mallorca, që është i afërt me klubin spanjoll, lojtari është stërvitur me skuadrën e re, por mund të ndodh që edhe të rikthehet në Lazio.

Nuk ka asnjë përfaqësues të lojtarit në klub për momentin, por sipas klubit spanjoll bëhet fjalë vetëm për burokraci.

Ka mbetur të shihet edhe nëse Lazio do të gjejë ndonjë zëvendësues për sulmuesin shqiptar.

Muriqi do të kalojë si huazim te Mallorca, nëse gjithçka shkon siç duhet.

Lautaro kërkon hakmarrje, lë kombëtaren më herët për Milanin

Zyrtare: Denis Zakaria është futbollist i ri i Juventusit