Pse nuk u fut ai në “Big Brother VIP”, por kushëriri i tij? Lorik Cana tregon çfarë fshihet pas aludimeve në internet

Emri i ish-futbollisit Lorik Cana ishte një ndër të përfolurit se mund të ishte një nga konkurentët e Big Brother VIP. Por, në shtëpi hyri një Cana tjetër, kushëriri i parë i tij, Graniti.

Në internet pati disa spekulime edhe mbi arsyen e refuzimit të tij. Por si qëndron e vërteta e ftesës për të hyrë brenda BB? Lidhur me këtë, Lorik Cana foli gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë.

Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”, tha ai.

Njoftoi për largimin nga Ballkani, kjo mund të jetë skuadra e re e Visar Berishës

Kiana Kryeziu e fiton medaljen e argjendtë dhe e bën një hap tjetër drejt normës olimpike