Pse nuk luajti Zabërgja ndaj Prishtinës?

Sulmuesi i rrezikshëm i skuadrës së Hajvalisë, Enis Zabërgja, mungoi në ndeshjen e fundit në të cilën Hajvalia arriti fitore ndaj Prishtinës, me shifrat 2-0. Ai pati dhimbje në muskuj.

“Kam pasur paksa dhimbje dhe nuk kam dashur që të rrezikojë ndaj Prishtinës. Dëmtimi tashmë i takon të kaluarës dhe në ndeshjen e radhës me Dritën do të jem gati”, ka thënë Enis Zabërgja për sportal.al.

Hajvalia në këtë edicion po e synon titullin e kampionit ndërkohë që pas javës së 22-të, ndodhet e katërta me 35 pikë, nëntë më pak se lideri Feronikeli.