Pse nuk luajti Messi?

Leo Messi nuk ishte gati për ndeshjen kundër Salvadorit.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Tata Martino ka deklaruar se Leo Messi nuk ishte gati për të luajtur në miqësoren kundër Salvadorit.

Ai e pranoi se tifozët duan që ai çdo herë të lauj, por insistoi se thjeshtë ai nuk ishte gati për këtë takim.

“Ne e kuptojmë dëshirën e tifozëve, por me të vërtetë ai nuk ka mundur të luaj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, pavarësisht se tifozët gjithmonë duan që ai të luaj, por fizikisht ishte e pamundur”, tha Martino pas ndeshjes me Salvadorin, e cila përfundoi 2:0 në të mirë të skuadrës së tij.