Pse nuk ishin Lenjani e Gashi titullar? Përgjigjet De Biasi

Gianni de Biasi ka sqaruar gjithë opinionin shqiptar, përse nuk aktivizoi titullar Shkëlzen Gashin e Ermir Lenjanin, të cilët bënë kthesën në ndeshjen me Armeninë, pas aktivizimit në 45 minutat e dytë.

“Pjesa e parë ishte jo e bukur sa e para, por dua të them se skuadra ka pasur pak vështirësi. Zgjedhjet që i bëj i bëj në bazë të stërvitjes që shoh në stërvitje. Lenjani nuk ishte titullar sepse ka 4 muaj që nuk luan. Gashi nuk ishte titullar për faktin se nuk ka qenë pjesë e përbërëse e skuadrës tonë në miqësoret dhe ndeshjet e tjera që kemi luajtur”, tha De Biasi.

“Megjithatë kemi në dispozicion zëvendësimet dhe kjo na ndihmon. Sot kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi që arriti të shënonte që në minutën e tretë. Goditëm shumë shtylla dhe duhet ta fitonim. Jam shumë i lumtur dhe sot do të shoh ëndrra me kullën Eifel. Fitorja e Portugalisë na kënaq sepse dy rivalet tona mbeten nga 1 pikë”, ka thënë De Biazi.