Pse ndeshja me Llapin është e veçantë sipas Bylbyl Sokolit?

Llapi – Prishtina është sfida e nesërme që zhvillohet në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës. Kryeqytetasit pas rreth 10 vitesh sfidojnë Llapin në Podujevë.

Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, deklaroi se kjo ndeshje është tejet e rëndësishme. “Ndeshja me Llapin për ne ka rëndësi të veçantë. Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse Llapi ka ekip cilësor dhe do të mundohemi që mos të befasohemi atje. Do të bëjmë përpjekje që me angazhim maksimal të vijmë deri te rezultati”, ka deklaruar, Sokoli për prishtinafc.com. (Gazeta Olle)