Pse Mancini nuk e inkuadroi mbrëmë Shaqirin?

Xherdan Shaqiri nuk e ka luajtur mbrëmë asnjë minutë në fitoren e Interit ndaj Cagliarit në udhëtim. Kjo e ka befasuar opinionin futbollistik, sidomos atë shqiptar, që po pyet pse?

Sipas medieve italiane, Mancini ka dashur ta pushojë Shaqirin në mënyrë që ai të jetë sa më i pushuar për sfidën kyçe në kuadër të Ligës së Evropës, ku të enjten e pret Celticun. /Gazeta Olle