Pse kishte Shqipëria presion sipas Etrit Berishës?

‘Gardiani’ i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e ka vlerësuar lart ndeshjen e fundit Shqipëri – Armeni të fituar nga ‘kuqezinjtë’ me shifrat 2:1.

Etriti në një prononcim për Gazetaolle.com, ka thënë se kjo ndeshje ishte më rëndësi për vazhdimin e “luftës” për Kampionatin Evropian, ‘Francë 2016’. “Kjo lojë ishte me rëndësi në vete për shkak që së pari luajtëm si vendas dhe ishte e thuajse deçisive, për të vazhduar garën drejt evropianit, dhe qysh para ndeshjes e dinim rëndësinë e saj. Rëndësia e lojës  dhe lëndimet e tepërta të cilat patëm, bënë që të kishim presion qysh në minutat e para, dhe ajo na kushtoj”, ka thënë portieri i Lazios, Etrit Berisha për Gazetën ‘Olle’.

Tutje, ai vlerëson se ‘kuqezinjtë’ arritën fitore me meritë. “Të gjithë çunat besuan dhe me angazhimin jashtëzakonisht të madh, bëmë që ta kthejmë rezultatin në favorin tonë.

Armenia ishte një skuadër mjaft e mirë sidomos në fazën e sulmit dhe ishte e rrezikshme disa herë në kundërsulme”, përfundoi Etrit Berisha.