Pse Januzaj po stërvitet më shumë sesa lojtarët tjerë?

Adnan Januzaj është duke stërvitur më shumë sesa të gjithë lojtarët e tjerë të Manchester Unitedit, raporton tabloidi brtianik, Daily Mail

Ylli kosovar këtë po e bën për tu zhvilluar edhe më shumë, pasi këtë sezon ka pasur pak hapësirë në formacionin e Louis Van Gaalit, shkruan Express.

Djaloshi me prejardhje nga Istogu ishte akuzuar për simulime pas ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit në FA Cup.

“Unë jam duke punuar më shumë në fitnes. Jam duke u përpjekur që të jem më ishpejtë dhe më i fortë, kështu që unë mund të jem më i ashpër kur të shkoj në fushë”, ka deklaruar Januzaj.