Pse i refuzoi Konko Kombëtaret e prindërve?

Mbrojtësi i Lazios, Abdoulay Konko ka refuzuar ftesën e Marokut dhe Senegalit, pasi nuk dëshironte të kishte përçarje në familje.

Konko ka lindur në Francë nga babai senegalez e nëna marokene dhe ka qenë e mundshme që të luaj për tri shtete të ndryshme edhe pse Franca nuk e ftoi kurrë.

“Kam pasur ftesë nga Maroku dhe Senegali, por i kam hedhur poshtë, pasi nuk kam dashur t’i dëgjoj prindërit duke më thënë të zgjedh atë apo këtë. Ishte vendim i vështirë, pasi nuk kam dashur të krijoj tension në familje, kështu vendosa të qëndroj neutral”, tha Konko për ‘BBC Sport’.