Pse është i kënaqur Albert Bunjaku?

Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë vit barazoi pa gola kundër Eintracht Frankfurtit (0:0), kurse të premten pësoi disfatë nga Werder Bremeni me rezultatin 2-0. “Kanë qenë dy ndeshjet më të mira tonat të zhvilluara deri tash. Ka qenë nivel i lartë i grupit dhe mendoj se është rritur konkurrenca. Kemi nxjerrë më tepër se që kemi menduar, duke pasur parasysh se kemi tetë lojtarë të rinj dhe luajtëm kundër dy skuadrave të Bundesligës. Kemi mundur edhe të fitojmë”, ka thënë Bunjaki të dielën për gazetën “Koha Ditore”.