Pse do ta vizitojë Kosovën Dejan Stankoviç?

Legjenda e futbollit serb, Dejan Stankoviç, do ta vizitojë të martën Kosovën. Ish futbollisti i Interit do të qëndrojë në Zveçan dhe do të jetë i pranishëm në premierën e filmit ‘Enklava’.

Filmi do të shfaqet për ta përkujtuar përvjetorin e 11-të të trazirave të marsit, raportojnë mediat serbe.

“Zyra për Kosovë dhe Metohi e ka organizuar ardhjen e ekuipazhit për filmin në Zveçan. Me ekipin do të mbërrijë edhe legjenda e futbollit, Dejan Stankovic. Ai e ka mbështetur filmin”, theksoi asistent drejtori i zyrës për Kosovë, Dushan Jovoviç.