Pse Agolli do të ketë premi speciale për fitoren ndaj Armenisë?

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, do të ketë premi të veçantë nëse shqiponjat do ta mposhtin Armeninë në sfidën e së dielës që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Evropianin 2016.

Agolli luan për skuadrën e Qarabagut nga Azerbajxhani, dhe siç dihet ky vend është në konflikt politik që sa vite me Armeninë. Kësisoj, klubi i ka premtuar Agollit premi speciale vetëm nëse Shqipëria i mund armenët, shkruan Gazetaolle.com.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë zhvillohet të dielën në “Elbasan Arena”. /Gazeta Olle